Jurgen Klopp beson se futbolli anglez duhet të përqëndrohet te nënshkrimet e lira.
Klopp thotë se qëndrimi ndaj transferimeve në Premier Ligë është në kontrast i fortë me Bundesligën.
“Nuk mendoj se kultura gjermane e futbollit do të toleronte transferimet prej 150 milionë eurosh. Ata nuk duan asgjë më shumë se një transferim të lirë”, tha ai për SPORT1. “Pamja në Angli është e ndryshme. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë, ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm”.
“Për shembull, kishte shumë pyetje (në Angli) për interesin tonë në Xherdan Shaqirin. Ne kemi paguar 13 milionë funte për atë pasi ai u zhvendos nga Stoke. Por ai është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë. Në krahasim me Gjermaninë, është me të vërtetë ndryshe”, thotë ai, transmeton kp.
“Më kujtohet pak vite më parë, tema e të gjithëve në Gjermani ishte shuma e parave, rreth 100 milionë euro, që Bayern Munchen thuhej të kishte në rezervë. Këto ditë ju nuk do të merrni edhe një gjysmë Neymar për këtë”, ka thënë trajneri gjerman.