Juventus ka arritur të sigurojë fitore të pastër me rezultatin 2-0 ndaj Lazio-s në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Seria A”, duke siguruar 3 pikët e radhës.
Goli i parë që zhbllokoi takimin erdhi në minutën e 30-t, me Pjanic që goditi bukur nga jashtë zone duke mposhtur Strakoshën.
Lazio u mundua të kundërpërgjigjej, por ishte e pafuqishme. Ndërkohë disa aksione të rrezikshme të Juventusit, me protagonist Ronaldo-n që nuk mundi të zhbllokohej as në këtë sfidë.
Ndeshja do të vulosej nga Mandzukic, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonë për t’i siguruar 3 pikët Juventusit. Kujtojmë që ‘zonja e vjetër’ edhe në ndeshjen e parë të “Seria A” kundër Cheivo-s fitoi 2-3.
Nga ana tjetër 2 humbje radhazi për Lazio-n e Inzaghi-t, që në ndeshjen e parë u mposht në shtëpi me përmbysje nga Napoli.