Skuadra e Liverpool ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër Brighton në ndeshjen e tretë të “Premier League”.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Kloop iu fal golit të realizuar nga Salah në minutën e 23-të.
Kjo fitore mundësoi që Liverpool të parakalojë Manchester City-n në renditje. “The Reds” ndodhen të parët, pasi skuadra e Guardiolës barazoi me Wolves.
Një tjetër detaj interesant është se Liverpool-i i Kloop në 3 ndeshjet e para nuk ka pësuar asnjë gol. Të paktën momentalisht, portieri i blerë për 75 mln euro nga Roma, e ka kryer më së miri detyrën e tij.