Nga stoli i Manchester Cityt te përfaqësuesja e Kosovës

Hënë, 27 August 2018 09:03

Arijanet Muriq (Muric) është emri i lojtarit më pak të njohur që të shtunën ishte në stolin e Manchester Cityt, në ndeshjen që kampioni në fuqi i Anglisë e barazoi 1:1 në udhëtim me Wolverhamptonin.

Në stol te skuadra e Pep Guardiolas ishin lojtarë të konfirmuar si John Stones, Fabian Delph, Leroy Sane, Riyad Mahrez, Nicolas Otamendi e Gabriel Jesus, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë mes dukshëm më pak i njohur është Muriq. Por jo më pak i rëndësishëm. Sidomos jo për Kosovën.

Muriq prej të dielës është portier i ri në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Portieri që të shtunën ishte rezervist i Edersonit të Manchester Cityt, të dielën iu bashkua Kosovës.

Kjo vlerësohet të jetë një ardhje shumë cilësore te Kosova në prag të fillimit të garës në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Nuk është e sigurt nëse Muriq do të luajë në ndeshjet e shtatorit, por ai parashikohet të jetë përforcim i madh për Kosovën...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...