Cristiano Ronaldo nuk po shënon gola por nga ana tjetër po prodhon para. CR7 nuk shënoi në takimin e parë me Chievon, të njëjtën gjë bëri dhe në javën e dytë të kampionatit italian por të ardhurat për klubin e Juventusit janë rritur ndjeshëm nga arkëtimet e tifozëve.
Në ndeshjen e parë që bardhezinjtë luajtën në shtëpinë e tyre për këtë sezon, ndaj Lazios, gjendeshin plot 40 mijë e 173 tifozë në stadium, dhe u arkëtuan 2.7 milionë euro.
Një vit më parë, në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Cagliari, bëhej fjalë për një shifër të arkëtuar, rreth 900 mijë euro më pak.
Dhe me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm me Cristiano Ronaldon në fushë, Juventusi ka fituar 48% më shumë, vetëm në ndeshjen e para.