Që prej largimit të yllit portugez nga ekipi spanjoll i Real Madrid numri 7 nuk pritej të zëvendësohej kaq shpejt dhe për më tepër pritej një emër i madh për të trashëguar numrin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Mariano Diaz, i cili rikthehet në “Santiago Bernabeu”, do të marrë numrin që në dekadën e fundit është mbajtur ylli tashmë i Juventusit.
Ronaldo ishte vetëm legjenda e fundit që ka mbajtur veshur këtë fanellë, duke ndjekur hapat e Raul, Emilio Butragueno dhe Juanito.
Ndërsa më para ishte një mundësi që numri nuk do të merrej nga asnjë lojtar këtë sezon, por Mariano zgjodhi të sfidonte veten dhe zgjodhi të mos merrte 15, 16 ose 23. Me nr.7 në shpinë Mariano do të paraqitet të premten në orën 13:30 në “Santiago Bernabeu”, por vetëm pas stërvitjes për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Julen Lopetegui.
Diaz vjen te Reali pas një aventure njëvjeçare në Ligue 1 ku ishte pjesë e Lyon. 25-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit duke shënuar 18 gola në 34 ndeshje në kampionat. Kaq mjaftoi që Real Madridi ta rikthej sërish në skuadër.