Adhuruesit e futbollit në të gjithë botën sot do të mbajnë frymën pasi në orën 18:00 do të hidhet shorti i “Champions League”, kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë që sezonin e kaluar dhuroi pafund emocione.
Pazëlli u plotësua mbrëmë përfundimisht dhe sot 32 skuadra janë gati të mësojnë kundërshtarët. Pritet një short me mjaft surpriza, ku Interi, skuadra italiane që kthehet pas 7 vitesh, me shumë mundësi do të jetë në grupin e ‘ferrit’, pasi bën pjesën ne vazon e katërt.