Është hedhur në Montecarlo shorti i Champions League për sezonin 2018/2019. Skuadra më fatlume në këtë short mund të cilësohet Reali dhe Bayern nga ekipet e mëdha. Teksa Napoli i Hysajt dhe Interi kanë pasur shortin më të vështirë duke rënë në dy grupe shumë të forta. Ronaldo do të përballet sërish me ish-klubin e tij Manchester United.