Është një prej mesfushorëve me premtues të kuqezinjve tanë. Kejdi Bare tanimë do të ketë një ekip të ri ku do të shpalosë vlerat e tija. Në orët e fundit të merkatos në La Liga, kapiteni i Shpresave të Shqipërisë ka ndryshuar skuadër.
Bare, i cili është rritur në akademinë e “Los Colchoneros” është transferuar tek Club Atletico Malagueno (filial i Malagas), në Segunda Divizion B.
Bare ka debutuar me ekipin e parë të Atleticos së Madritit nën urdhrat e Simeones në janar të 2017-ës, në Kupën e Mbretit kundër UD Las Palmas në “Vicente Calderon”.