Futbollistja e përfaqësueses suedeze, Kosovare Asllani, u bë protagoniste në fitoren 3-0 kundër Ukrainës dhe këtë jo vetëm për golin që realizoi, por edhe për mënyrën e festimit.
Asllani festoi duke bërë shqiponjën, një gjest që i ngjan atij të Granit Xhakës dhe Shaqirit.
E pyetur nga media suedeze “SVT Sport” përse bëri këtë gjest futbollistja me origjinë shqiptare deklaroi:
“Ishte për Kosovën, vendim tim të origjinës. Në të njëjtën kohë edhe për nipin tim, që ka mësuar të bëjë simbolin e shqiponjës. Kjo nuk është politike, gjatë Botërorit ishte diçka tjetër duke parë kundërshtarin me të cilin luhej. Kjo ishte në nder dhe një përshëndetje për nipin tim. Ishte thjesht spontane, jo e planifikuar.”
E pyetur nëse kishte frikë se dënohej Kosovare Asllani u përgjigj: “Mund ta marrin pagën time, nuk ka gjë.”
Ndërsa ky është postimi që futbollistja ka bërë gjatë Botërorit kur Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë.
“Ndeshje emocionuese, faleminderit Xhaka dhe Shaqiri.”-shkruan ajo.