Në orën 19:45 minuta në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës do të zhvillohet përballja midis Skënderbeut dhe Laçit, ndeshje kjo e cila do të ngrejë siparin e javës së tretë të kampionatit të Kategorisë Superiore.
Deri më tani Skënderbeu ka qenë vetëm fitues në këtë sezon, ndërsa Laçi nuk njeh humbje në dy takimet e para, duke e ndjekur në tabelën e renditjes, pikërisht në vendin e dytë me 4 pikë.
Ndaj ndeshja e sotme pritet të jetë shumë e fuqishme dhe e bukur për tu parë. Ndërkohë që trajnerët në fushë kanë vendosur të njëjtët formacione si një javë më parë, pikërisht ata që janë fitues.
Shehi i beson 11-shes që ka pasur në dy takimet e parë të kampionatit, ndërsa Mërgjyshi atij formacioni që doli fitimtar kundër Luftëtarit një javë më parë.
Java e tretë
Skënderbeu – Laçi 19:45
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: O.Shehi
Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Shtubina, Mersinaj, Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Eller, Xhixha, Uzuni. Trajner: A.Mërgjyshi