Milani i Gatuzos ka marrë fitoren e parë në kampionat, pasi ka mundur me shumë vështirësi skuadrën e Romës. Duhej të vinte Kutrone nga stoli që t’i jepte fitoren kuqezinjve, në minutën e 90+5′.
Sulmuesi i talentuar italian është një lojtar që ka shpëtuar shpeshherë Milanin dhe ky gol është nga më të rëndësishmit në karrierën e tij. Roma bëri një ndeshje shumë të mirë, por u “ndëshkua” nga sistemi “VAR”.
Një gol i N’Zonzit i anuluar nga VAR e mbajti rezultatin në 1-1 dhe më pas Milani përfitoi, duke shënuar të dytin dhe duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Kesi në minutën e 40′, ndërsa për Romën barazoi provizorisht Facio në të 59′.