Skënderbeu dhe Laçi kanë ndarë pikët sot në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Korçës, të boshatisur nga tifozët pas vendimit të dhënë nga Disiplina e FSHF-së.
Java e tretë e Kategorisë Superiore u hap me barazimin 1-1 në stadiumin e Korçës mes Skënderbeut dhe Laçit, një përballje në të cilën kampionët në fuqi morën vetëm 1 pikë. 90 minutëshi i zhvilluar në një impiant pa tifozë për shkak të dënimit të fushës nga komisioni i Disiplinës, ishte gjithsesi në një nivel të lartë.