Kamer Qaka rikthehet te Politehnika Iasi në kampionatin rumun. Pas vetëm pak muajsh te Steaua e Bukureshtit, 23-vjeçari i Kombëtares Shqiptare, la gjigantët e Rumanisë për t’u rikthyer te skuadra ku spikati me lojën e tij sezonin e kaluar. Presidenti Gigi Becali ishte shprehur së fundi se “nuk kishte kohë të rriste fëmijët”, duke e përjashtuar lojtarin nga skuadra e tij, pas eliminimit nga Rapidi i Vjenës në play off të Europa League-s, ndërsa të dielën ai u zyrtarizua se afrimi i orës së fundit te Poli Iasi.
Qaka ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare dhe mund të aktivizohet me Poli Iasin që në ndeshjen e sotme, me Concordian.
Për shkak të dëmtimit dhe formës së tij larg nivelit të kërkuar nga Panucci, Qaka nuk është grumbulluar në përfaqësuese për dy ndeshjet e Nations League me Izraelin dhe Skocinë.