FIFA, ka publikuar sot kandidatët zyrtar për çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” në futboll. Ky çmim bazohet në arritjet individuale të lojtarëve gjatë sezoni futbollistik.
Lista e publikuar nga qeveria e futbollit, pritet të shkaktojë debate të shumta mes tifozëve, për faktin se është lënë jashtë ylli i Barcelonës Lionel Messi.
Tre kandidatët që konkurojnë për ta fituar këtë çmim janë Ronaldo, Salah dhe Luka Modriç, të njëjtët që ishin edhe kandidatë për lojtarin më të mirë, por nga UEFA. Nëse bazohemi te fituesi i çmimit të UEFA-s, atëherë favoriti është Luka Modriç, i cili udhëhoqi Kroacinë në finalen e Botërorit
Çmime të tjera që do të jepen nga FIFA janë_
Portieri më i mirë i vitit, ku konkurrojnë Hugo Loris që u shpall kampion bote, Courtous që bëri një paraqitje spektakolare gjatë botërorit dhe Kasper Schmeichel zbulimi i botërorit.
Ndërsa sa i përket trajnerit më të mirë, çmimi do të përcaktohet midis Zinedin Zidane që fitoi Championsin e katërt me Realin, Didier Deschamps që shpalli Francën kampion Bote dhe Zlatko Daliç që bëri gjithë tifozët të dashuroheshin me lojën e Kroacisë.