Ashtu siç pritej FIFA ka lënë me gisht në gojë ekipin spanjoll të Real Madrid në lidhje me çështjen e Luca Modric.
Sipas “Sportmediaset” institucioni më i madh i futbollit në botë ka lajmëruar klubin ‘galaktik’ se nuk do të ketë asnjë sanksion ndaj Inter për çështjen më të bujshme të merkatos.
Mediat italiane raporton se FIFA e ka marrë këtë vendim pasi nuk ekzistojnë elementet e duhur që të hapet një hetim ndaj klubit zikaltër. Pas hetimit, nuk rezulton që klubi nga Milano që të ketë thyer pikën 18 të rregullores së merkatos së futbollistëve (kontakt me lojtarët që janë në kontratë pa lejen e klubit).
Akuzat e ngritura nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez janë konsideruar “të pabazuara në fakte”.