Kukësi triumfon edhe në futboll. Padyshim që kryesfida e kësaj jave në Superligë ishte ajo mes Kukësit dhe Partizanit. Verilindorët arritën të "groposnin" demat e kuq duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-0.
Vetëm 8 minuta lojë dhe Kukësi zhbllokon rezultatin. Pas një goditje nga këndi, Guri është lënë i zbuluar në zonë dhe nuk ka falur duke dërguar topin në rrjetë.
Ndërkohë në minutën e 28-të, Dzaria dyfishon rezultatin, dhe në të 39-tën, Kukësi shënon dhe golin e tretë me anë të Gurit.
Pjesa e parë mbyllet 3-0. Ndërkohë vendasit nuk ndalen dhe shënojnë dhe në të dytën duke shkatërruar Partizanin.
Në minutën e 80’ ishte sërish Sindirt Guri ai i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Siç duket kuksianët në tokën e tyre nuk “falin” kundërshtarin, madje edhe në futboll.