Krahas ndeshjes Kukësi-Partizani, ku kukësianët “shpartalluan” 4-0 Partizanin, janë luajtur ditën e sotme edhe të tjera ndeshje të Superligës.
Në ndeshjet e tjera të luajtura, Flamurtari i rikthehet fitores pas një serie të gjatë rezultatesh negative.
Vlonjatët arritën të mposhtin Lushnjen me rezultatin 2-0 në fushën e këtyre të fundit.
Fitore ka arritur dhe Luftëtari ku mposhti në shtëpi Laçin me shifrat 2-1.