Diego Armando Maradona është trajneri i ri i Dorados de Sinaloa.
Legjenda e Argjentinës i është kthyer punës së trajnerit dhe iu është dhënë shansi nga skuadra meksikane e ligës së dytë.
Ai ka udhëtuar për në Meksikë dhe do të prezantohet të dielën si trajner i klubit në Culiacan deri sa të mbyllen të gjitha detajet e mbetura të kontratës së tij.
Nëse ai tregon punë të mirë në Dorados atëherë ai mund të vazhdojë punën si trajner te Xolos de Tijuana, klubi i cili e ka pronarin e njëjtë.
Klubi i fundit i Pep Guardiolas si lojtar ka qenë Dorados, ku u trajnua nga trajneri spanjoll Juan Manuel Lillo gjatë vitit 2005 deri më 2006.