Lorik Cana: Kombëtarja e “vendosi” Shqipërinë në hartën e botës…

Hënë, 10 September 2018 09:13

Lorik Cana mbetet një figurë tërheqëse edhe për mediat italiane. Herë pas here, ish-kapiteni ynë kuqezi shfaqet me mendimet e tij në gazeta të ndryshme në “fqinjin” tonë të përtej Adriatikut. Kështu ka bërë edhe kësaj here, teksa për “lalaziosiamonoi.it” ka folur veç të tjerash edhe për kombëtaren e Shqipërisë dhe të ardhmen e tij në futboll.

A keni shkuar për ta parë ekipin kombëtar shqiptar në këto ndeshje të Ligës së Kombeve?
Unë shkova për ta parë Shqipërinë në ndeshjen e parë, ku fitoi 1-0 ndaj Izraelit. Kam qenë bashkëlojtar me Berishën, Strakoshën, Bashën, me të cilët kam ndarë gëzime dhe hidhërime të shumta me fanellën kuqezi. Futbolli shqiptar ka pasur një bum të madh për shkak të rezultateve të fundit të kombëtares. Këtu e kam fjalën për kualifikimin historik në finalet e Europianit të fundit. Kjo ishte një vitrinë e madhe, që tregoi se ka lojtarë të mirë në një vend, ku futbolli është numri një si sport. Një krenari kombëtare, jo vetëm nga pikëpamja e futbollit. Një sukses i tillë shërben edhe për ta vënë Shqipërinë në hartën e botës. Ka pasur një publicitet të madh për lojtarët e kombëtares sonë. Në anën tjetër, Shqipëria është një vend që ka investuar shumë më tepër se më parë për futbollin. Në infrastrukturë dhe ligën vendëse ende nuk është niveli i duhur, edhe pse ka pasur një përmirësim në vitet e fundit. Falë këtyre investimeve, skuadra nga Shqipëria kanë shkuar edhe në grupet e Ligës së Europës.

Çfarë do të bëjë Lorik Cana në të ardhmen?
Unë kam një fondacion në Kosovë, për të cilin janë themelues dhe president, duke punuar me fëmijët. Unë, gjithashtu, po merrem disi edhe me televizionin, por brenda dy vjetëve do të fillojë një karrierë menaxheriale në futbollin profesionist. Unë nuk dua të qëndroj absolutisht jashtë botës së futbollit. Do të bëj gjëra të tjera përmes fondacionit dhe TV, por dua të provoj botën menaxheriale. Ku? jo në Shqipëri, por në Europë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...