Franca ka fituar 2-1 ndaj Holandës në ndeshjen e luajtur në Paris për “Nations League”, Liga A, Grupi 1.
Kampionët e botës janë pritur si heronj nga tifozët e tyre, pas suksesit në “Rusi 2018”.
Kylian Mbappe shënoi golin e parë për ekipin e Deschamps, pas çerekore lojë, ndërsa Ryan Babel barazoi për Holandën në minutën e 67-të.
Gjithsesi, kur kishin mbetur edhe 15 minuta, “gjelat” e gjetën golin e fitores me golin e shënuar me kokë nga Olivier Giroud, me një kthesë fantastike nga brenda zonës.
Pas barazimit në ndeshjen e parë në Gjermani, Franca kryeson me katër pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se kundërshtarët.
Në ndeshjen tjetër të Nations League, këtë herë për Grupin 3 të Ligës C, Qipro fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë. Ndërkohë, për Ligën D, Liechtenstein fitoi 2-0 ndaj Gjibraltarit.