Icardi i kërkon durim Argjentinës: Golat do të vijnë herët a vonë

E mërkurë, 12 September 2018 13:29

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i ka bërë thirrje Argjentinës të ketë durim me të pas ndeshjes së tij të pesë pa gol për ekipin kombëtar, duke thënë se golat do të vijnë herët a vonë.

Icardi luajti 85 minuta në barazimin e Argjentinës pa gola ndaj Kolumbisë të martën mbrëma, dhe tani e ka bërë të qartë se është i përkushtuar ndaj Kombëtares, pasi u la jashtë Kupës së Botës në Rusi.

“Bëmë lojë të mirë dhe e kemi shndërruar ekipin kombëtar në një grup madhështor. Për mua ka qenë një ndeshje e madhe. U ndjeva mirë dhe bëra gjërat që m’i kërkoi trajneri. Lëndimi më ka kaluar. Kam stërvitur mirë tërë javën dhe nuk kam ndier asnjë shqetësim në fushë”, tha Icardi.

“Për pak sa nuk shënova gol, por jam i lumtur dhe e di që herët a vonë do të shënojë. Kam ardhur për ta treguar dhe konfirmuar përkushtimin tim. E kam pritur mundësinë për të luajtur për ekipin kombëtar”, theksoi ai. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...