“Dybala? Sa herë që mbetet jashtë unë qaj. Kur mbetet në stol është për faj të fenomenit Allegri. Allegri të vijë të stërvisë Palermon dhe t’i bëjë të fitojnë titullin, sepse është e lehtë të bësh fenomenin me Juventusin”.
Si gjithmonë pronari i Palermos, Maurizio Zamparini, nuk përdor fjalë të zgjedhura, dhe gjatë “Maracana”, është kthyer të flasë për nxënësin e tij: “I dërgova një mesazh dy vjet më parë Dybala dhe e këshillova të shkonte në Spanjë, ku luhet futboll dhe jo në Itali. Do të largohet sepse Juventusi do të fitojë 100, 120 milionë euro. Në janar mendoj se do të largohet në Spanjë. Ka kërkesa nga Spanja dhe Anglia. Juventus ka shumë kampionë, dhe sigurisht që është e vështirë t’i bësh të gjithë të luajnë: sigurisht është një keqardhje të mos e shikosh të luajë një fenomen si ai”.