Interi është gati për sfidën që do të luajë ndaj Parmës në Milano, nesër në orën 15:00. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Parmës, trajneri i Interit, Luçiano Spaletti, gjithashtu foli për disa pika të rëndësishme rreth skuadrës së tij, jo vetëm para ndeshjes së radhës, por edhe më gjerë:
“Naingolan është i fortë si të gjithë të tjerët, sepse ai shënoi gol në sfidën e fundit ndaj Bolonjës. Por, ai mund të bëjë më mirë në vijim sepse ka aftësi”.
“Në fund të lojës, kur shohim statistikat, kuptojmë se mund të bëhet më mirë, por sigurisht ndryshon ekipin dhe e bën dallimin”. “Sa i përket Zhoao Marios, me siguri mund ta provojmë. Kemi shumë ndeshje përpara, jo vetëm për kampionatin por edhe për Kupat e Europës”.
“Kështu që na duhen sa më shumë lojtarë me kualitet që t’i kemi gati”, – u shpreh trajneri i Interit në prag të sfidës me Parmën, e cila vlen 3 pikë për zikaltërit që këtë sezon duan të shpallen kampionë në Serinë A, ndonëse e kanë nisur jo mirë kampionatin.
Kujtojmë që Interi në start u mund nga Sasuolo dhe barazoi në “San Siro” me Torinon. Javën e shkuar zikaltërit mposhtën Bolonjën në transfertë me rezultatin bindës 0-3