Ndeshja Juventus-Sassuolo do të mbahet mend për golat e parë të Cristiano Ronaldos me fanelën bardhezi, por edhe për minutën e çmendurisë së Douglas Costa.
Futbollisti brazilian i Juventusit realizoi një ndërhyrje të rëndë ndaj Di Francecos, i dha një bërryl, e goditi me kokë dhe në fund i pështyu në gojë.
Fillimisht, arbitri që nuk i pa të gjitha këto gjeste e ndëshkoi me të verdhë, por më pas VAR-i e këshilloi që t’i jepte të kuqin e merituar.
Pritet një dënim i rëndë tashmë për Douglas Costa.