Java e katërt e Kategorisë Superiore mbyllet me super sfidën Flamurtari-Skënderbeu, e cila do të luhet sonte në orën 19:45.
Kjo sfidë do zhvillohet në qytetin e Vlorës dhe pritet të tërheq goxha audiencë, pasi është ndeshja e cila do të vendosë kryesinë e kategorisë.
Surprizat nuk mungojnë në formacion, pasi trajnerët i kanë pasur zgjedhjet e cunguara për shkak dëmtimesh. Trajneri Ilir Daja është kushtëzuar nga mungesa e mbrojtësit Albi Alla, i cili për shkak dëmtimi nuk do të jetë në fushë. Po ashtu edhe Danilo Alves nuk do të jetë në fushë, megjithatë ai do të jetë një alternativë nga stoli.
Ndërsa nga ana tjetër trajneri Orges Shehi do të luajë pa mbrojtësin e djathtë Kristi Vangjeli, për shkak dëmtimi ndërsa Leonit Abazai është i pezulluar, por edhe Blerim Krasniqi nuk mundi të ishte i gatshëm në këtë takim për shkak të një viroze dhe në vend të tij do të luajë Oto Xhon.
FORMACIONET ZYRTARE:
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja
Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Aliti, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi