Analiza/ Kurrë në histori nuk ka pasur Champions kaq të barabartë

Hënë, 17 September 2018 20:22

Trofeu i Ligës së Kampionëve vazhdon të qëndroi në Santiago Bernabeu. Tri herët e fundit, për tri vite ai nuk ka ditur që të largohet nga Madridi. Për pak kohë, ai vizitoi Milanin, Cardiffin dhe Kievin, për disa ditë por më vonë u kthye përsëri në këtë vend. Por, sivjet 7 skuadra konsiderohen favorite

Real Madridi ka bërë historinë viteve të fundit duke e fituar këtë trofe tri edicione rresht dhe për të 13 herë këtë trofe, por asnjëherë nuk ka pasur triumf për kaq vjet rresht të kësaj skuadre.

Pas një vere që ju dha lamtumirë Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidane, dy largime shumë të vështira për tu zëvendësuar, por Madridi i ri duhet i ringjallur nën urdhrat e Julen Lopetegui, me Gareth Bale, Luka Modric dhe Karim Benzema që janë në qendër të vëmendjes. Që të kurorëzohen Mbretër të Europës përsëri më 2018-19, Reali do të këtë rival më shumë se më parë. Pesë ligat më të forta europiane janë të gjithë pretendë dhe klubet kanë muskuj financiar që do ti tregojnë në këtë garë.

Kampionët aktual kanë një numër të madh të yjeve që janë në gjendje ta fitojnë titullin përsëri, por Cristiano Ronaldo ju mungon. Lopeteguia ka një bazë të mirë të lojtarëve të cilët ja kanë dal mirë edhe më parë në këtë garë, por kanë humbur golashënuesin e tyre. Modric, Toni Kroos, Benzema, Bale, Isco, Marco Asensio dhe Sergio Ramos duhet të kenë të gjithë sezon të madh për të shënuar gola dhe plotësuar këtë mungesë. Është në ADN’në e Real Madridit që gjithmonë të jetë favorit në këtë garë, por sivjet nuk do të jetë lehtë.

Ky sezon i sheh Katalunasit në një hap përpara. Pasi dështuan në çerekfinale në tri sezonet e fundit, thjesht, kjo nuk ishte e mjaftueshme për kapitenin dhe kampionin e Spanjës, Lionel Messi. Argjentinasi është i pasionuar për ta fituar përsëri këtë titull, ashtu si edhe klubi. Leo nuk ka pasur rekorde të mira në këtë vit por në fund të sezonit dëshiron që ta fitojë këtë titull. Futbolli i Barcelonës është shumë stabil, por suksesin që po e kanë në Spanjë nuk e kanë në kontinent. Ata janë forcuar shumë dhe do të bëjnë gjithçka ta fitojnë trofeun e gjashtë të tyre.

A do të jetë ky sezoni kur Zonja e vjetër do të jetë mbi gjysmëfinale? Me Cristiano Ronaldon në bordin e tyre çka mund të pritet nga skuadra nga Torino. Fitorja e Ligës së Kampionëve është edhe pjesë e ADN’së së Ronaldos dhe ai do të luftojë për këtë trofe duke bërë që ta ngrit atë më tre klube, Manchester United dhe Madrid. Joao Cancelo, Emre Can, Leonardo Bonucci dhe Cristiano janë lojtarë që mund të ja dalin në këtë garë, aq më pak me Massimiliano Allegrin që do ju prin atyre drejt trofeut Europianë.

Një tjetër klub i cili e ka obligim ta fitojë Ligën e Kampionëve. Fer Play Financiar ka bërë që ata mos të shpenzojnë këtë verë por ata kanë një skuadër, e cila në ditët e sotme mund ti mund të gjithë. Me Naymarin, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani i prinë listës së sulmit e që janë një ndër sulmet më të mira në elitën Europiane. Edhe pse është sezoni i tij i parë, Thomas Tuchel është nën presion që të këtë sukses në kontinent.

Si PSG dhe Juve, Bayerni është njëra prej skuadrave që e dominon ligën në vend por po dështon në Europë. Ata kanë fituar gjashtë Bundesliga por nuk kanë asnjë paraqitje në finale të Ligës se Kampionëve që nga viti 2013. Ata ende kanë një kurriz të fortë për ta bërë këtë dhe Niko Kovac shpreson që bavarezët do të sfidojnë.

Sfidën në Premier Ligë, Pep Guardioola e përfundoi duke marrë 100 pikë sezonin e kaluar, kurse sivjet ata janë gati për ta drejtuar drejt Ligës së Kampionëve. Por, historia e tyre europiane është e mbushur më zhgënjime edhe pse ky vit nuk ka vend për falje. Sigurisht, ata e shohin si mundësi këtë vit.

Një tjetër sfidues shumë i fuqishëm nga Anglia është skuadra e Jurgen Klopp të cilët arritën në finale vitin e kaluar dhe sivjet ata janë përforcuar në ato vende ku kanë nëvojë gjatë verës. Alisson Becker ka arritur në gol me naby Keita që është motor i mesfushës, me Virgil van Dijk që tashmë po lë gjurmë në fushë. Ata kanë shpenzuar më së shumti në Premier Ligë këtë vit dhe do të shpresojnë që këto investime që ti shpaguajnë duke e fituar trofeun. /GazetaExpress/

Modifikuar më Hënë, 17 September 2018 21:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...