Kryendeshja e javës së katërt mes Flamurtarit dhe Skënderbeut u mbyll me fitoren e bardhekuqve 2-0. Me këtë sukses korçarët qëndrojnë të vetëm në krye të Superiores me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para. Nxënësi fitoi sfidën me profesorin, e çuditshme, por e vërtetë. Orges Shehi e kishte përgatitur më mirë takimin dhe në fund mori një fitore të çmuar kundër ish-trajnerit të tij Ilir Daja. Një fitore që u jep moral dhe qetësi për vijimësinë.
45’ minutata e para u mbyll në barazim pa gola, edhe pse rastet e rrezikshme nuk munguan. Flamurtari jep sinjalin e parë pas 7’ minutash lojë. Sirghi gjuan me kokë pas topit të harkuar nga këndi, por sfera përfundon mbi kuadrat. Bardhekuqtë i afrohen golit pas një aksioni të shpejtë në krah me Gripshin, i cili shërben për Krasniqin në zonë, por largojnë mbrojtësit vlonjatë në këndore (19′). Ky fraksion u mbyll me vendasit në sulm që i shkojnë shumë pranë golit. Bushiç gjuan nga brenda zonër, por pret mjaft mirë portieri Teqja (44’).
Në minutat e para të pjesës së dytë spikasin dyluftimet në mesfushë, me kuqezinjtë që provojnë nëpërmjet goditjeve standarde. Nga ana tjetër kampionët janë të rrezikshëm në çdo zbritje në sulm. Pas ekzekutimit të një goditje dënimi miqtë kaluan në avantazh (73′). Marko Radas hedh një top në zonë dhe aty përfitoi Krasniqi, i cili nga brenda zonës nuk e ka të vështirë ta dërgoj në rrjetë. Në avantazh Skënderbeu luan më bukur duke iu afruar sërish golit me Gripshin, por Koliçi pret pa problem. Gjithsesi pak para fundit miqtë shënuan edhe golin e qetsisë me anë të sulmuesit Oto John, që e nisi ndeshjen nga stoli. Bregu jep një top të shkëlqyer për afrikanin, i cili pasi fitoi duelin e shpejtësisë me Pollozhanin me një gjuajte të fortë mposht portierin Koliçi. 0-2 dhe festa është e gjitha për kampionët në fuqi të vendit