Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën në “Camp Nou”, me Lionel Messin që shkëlqeu me het-trikun e tij të tetë në këtë garë.
Messi i dha Barçës epërsinë me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 32-të, transmeton Express.
Dhe çfarë goli ishte se! Messi e çoi topin mbi murin mbrojtës të PSV-së dhe direkt në këndin e majtë të portierit.
Asnjë portier në botë nuk mund ta mbrojë atë gjuajtje. Por, PSV-ja dëshpërimisht u përpoq ta parandalojë Messin nga shënimi i një goli të tillë, me Hirving Lozanon në veçanti.
Sulmuesi meksikan u shtri pas murit mbrojtës për t’ia parandaluar Messit goditjen nën mur. Ideja e tij ishte e mençur, sepse Messi ka shënuar disa gola të tillë në të kaluarën. Por, përpjekjet e tij ishin të kota.