Juventus në hetim për blerjen e Ronaldos

E mërkurë, 19 September 2018 16:28

Ekipi italian i Juventus është nën hetim nga institucioni më i madh futbollistik në Europë, UEFA, lidhur me transferimin e Cristiano Ronaldos.

Portugezi i dha fund aventurës me Real Madridin për të nënshkruar me kampionët e Italisë, Juventus. “Zonja e Vjetër” pagoi 99 milionë paund për të marrë shërbimet e pesë herë triumfuesit e “Topit të Artë”.

Calcio Mercato raporton se UEFA po shqyrton nëse është shkelur ndonjë rregullore në marrëveshjen rekord që arritën me gjigantët e Spanjës për kartonin e 33-vjeçarit. Ylli portugez ishte vetëm një prej lojtarëve ‘shtesë’ në blerjet që kryen në merkaton e verës, ku shpenzuan 217 milionë paund me blerjen e kartonit të Douglas Costas dhe Joao Cancelo.

Media italiane raporton se këto marrëveshje mund të kthehen për t’u ndjekur. UEFA do t’i shohë me vëmendje këto lëvizje nëse shpenzimet e tyre janë në përputhje me të ardhurat që kanë marrë.

Ndërkohë, kampionët italianë do të argumentojnë se si i kanë balancuar ato të ardhura me largimin e Mattia Caldara, Gonzalo Higuainit dhe e Gianluigi Buffon nga klubi. Ndërsa, rroga e Cristiano Ronaldos me vlerë 200 mijë paund në javë për katër vite kontratë gjithashtu ka zgjuar dyshimin te krerët e UEFA-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...