Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje online biletat për ndeshjen miqësore e kombëtares me Jordaninë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në 10 tetor në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Por ajo që bie në sy është fakti se çmimet e biletave janë të shtrenjta edhe pse përballë është një ekip modest. Është jo normale që për një ndeshje në një rëndësi të tillë bileta VIP të kushtojë 6 mijë lekë të reja, ndërsa më e lira është pas portave kushton 300 lekë të reja.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët që ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqësore, Shqipëri – Jordani, e cila do të luhet në datën 10 tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan. Në faqen zyrtare të FSHF-së në websitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit. Ditët në vijim do të njoftoheni edhe për shitjet në pikat fizike”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.