FIFA ka bërë publike sot renditjen e re për kombëtaret e futbollit në rang ndërkombëtar. Kombëtarja franceze e cila fitoi Botërorin “Rusi 2018-të” pozicionohet në vend të dytë, edhe pse me pikë të barabarta 1729, aq sa ka edhe Belgjika që kryeson.
Brazili, Kroacia dhe Uruguai plotësojnë Top-shen. Ndërsa Portugalia mban vendin e shtatë, të tetin Zvicra, të nëntin Spanja dhe të 10-in Danimarka, e cila ka zbritur një vend poshtë.
Ndërsa Shqipëria e drejtuar nga Christian Panuçi është ngjitur një pozicion më lart, në vendin e 57-të, edhe pse në ndeshjen e fundit u mund 2-0 Skocia, por duket që është llogaritur fitorja ndaj Izraelit.
Kombëtarja tjetër shqiptare ajo e Kosovës gjithashtu ka pësuar rritje, pas fitores së arritur ndaj Ishujve Faroe dhe barazimit në Azerbajxhan, duke u ngjitur tre pozicione më lart, në vendin e 138-të.