Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj në këtë sezon për arsye financiare.
Në komunikatën e saj, Tirana Basket thekson se financat që ka në dispozicion nuk e mundësonin dot pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment dhe se pavarësisht përpjekjeve të bëra, klubi nuk ia doli dot të siguronte fondin e mjaftueshëm.