Shaqiri i detyruar të shkojë në Beograd, si do pritet njeriu i shqiponjës që trazoi Serbinë

Premte, 21 September 2018 15:44

Futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri mund të mos udhëtojë me ekipin e tij të ri, Liverpool-in në përballjen ndaj Crvena Zvezda-s në Beograd.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kampionëve që do të luhet më 24 tetor. Në një artikull të  Goal.com shkruhet se për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që ka Kosova (atdheu i lojtarit) me fqinjët, Serbët.

27-vjeçari u ndëshkua nga FIFA së bashku me shokun e tij, Granit Xhakën pas festimit me simbolin e shqiponjës, të golave që realizuan në sfidën ndaj Serbisë në Botërorin "Rusi 2018". Festim ky që u cilësua si provokim nga ana e serbëve dhe FIFA vendosi t'i gjobisë nga ana monetare. Për këtë arsye lojtari mund të mos udhëtojë me skuadrën angleze për të luajtur në këtë takim.

Megjithëse, tekniku i skuadrës Jurgen Klopp është i fokusuar tek ndeshjet dhe jo ana 'politike'. Shaqiri është shumë i rëndësishëm për të dhe do ta ketë të vështirë që të mos e grumbullojë për atë sfidë.

I pyetur nga mediat për këtë temë, Xherdani refuzoi të komentonte. Duke kujtuar incidentin e tmerrshëm që i ndodhi kombëtares shqiptare në Beograd vite më parë, edhe klubi anglez mund të ndërmarrë masa për këtë takim, pasi mund të jetë me rrezik për lojtarin e tyre me origjinë kosovare. Por, nuk ka dyshime që Shaqiri do të dojë të zbresë në atë fushë dhe të shënojë një tjetër gol. I vetmi problem për të do jetë se këtë herë, nuk do të festojë më shqiponjë.

Edhe drejtori sportiv i Crvena Zvezdes pranoi se Shaqiri do t'i nënshtrohet një presioni të madh psikologjik.

"Nuk e di nëse do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj shumë se ai mund të vijë"- tha ai.

Modifikuar më Premte, 21 September 2018 17:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...