Habitati i Vllaznisë nuk është në Kategorinë e Parë dhe këtë gjë shkodranët e kanë treguar edhe përballë Dinamos. Kuqeblutë fituan 2-0 ndaj kryeqytetasve, duke marrë fitoren e 3-të në tre javë klasifikim.
Autorët e golave ishin Alsid Tafili dhe braziliani Zhunior. Një ndeshje e dominuar nga kuqeblutë, që ngjiten kështu në krye të Grupit A me pikë të plota.
Vllaznia e kërkoi nga fillimi fitoren dhe në pjesën e para rrezikoi disa herë, por pa mundur dot që të shënojë.
Në pjesën e dytë sërish Zogaj ai që rrezikoi për Vllazninë. Më pas tentoi edhe Krymi nga distanca. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të, kur Tafili me një goditje potente brenda zonës mposhti portierin Laço.
Ky i fundit u bë shpëtimtar për të tijtë në disa raste. Gocaj kishte një mundësi të artë shënimi i vetëm me portierin mik, pa sukses. Në të 83-ën erdhi edhe goli i dytë me autor brazilianin Zhunior.
Minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë gjë të re dhe Vllaznia mori tre pikët e radhës, duke nisur e gjetë rrugën drejt kthimit në Superiore.