Derbi Tirana-Partizani, Policia e shqetësuar për sigurinë

E Enjte, 27 September 2018 17:43

Kryeqyteti mbërthehet nga ethet e derbit ku jo vetëm bota e sportit do të kthejë vështrimin nga stadiumi “Selman Stërmasi”, pasi kjo pritet të jetë një sfidë e cila do të përfshijë shumë aktorë.

Interesimi i jashtëzakonshëm për të parë “live” Tirana-Partizani e ka bërë situatën shqetësuese edhe për policinë e shtetit e cila ende nuk ka vendosur nëse do të marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi.

Burime nga Policia e Shtetit për “BalkanWeb” bëjë me dije se mënyra se si po bëhet organizimi i derbit nuk është aspak në funksion të mbarëvajtjes të këtij takimi. Fakti që biletat në pjesën e tribunës janë shituar e bëjnë të pa mundur s postimin e tifozëve, pra ndryshimin e tribunave, sipas kërkesës së Policisë së Shtetit.

Kjo e bën skeptik policinë pasi distanca ndërmjet portave hyrëse të dy tifozerive është shumë e vogël dhe ajo që ndan brenda në stadium dy tifozeritë rivale është vetëm një gardh. Në kushte të tilla garancia e tifozëve nuk është e sigurt. Duke iu referuar dhe asaj që ndodhi në sfidën Skënderbeu-Partizani, Policia e Shtetit është e shqetësuar për mbarëvajtjen e këtij takimi.

Nga ana tjetër drejtuesit e klubit të Tiranës që ka përsipër organizimin e këtij takimi, janë shprehur se do të ketë një prezencë të madhe të stjuartëve të cilët do të sigurojnë perimetrin në brendësi të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...