Derbi i kryeqytetit i takon Partizanit. "Demat e kuq" kanë mposhtur me rezultatin minimal rivalin e përjetshëm, Tiranën, me shifrat 1-0, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë Superore. Goli vendimtar mban firmën e talentit, Esat Mala i cili në minutën e 21-të i vodhi kohën mbrojtjes kundërshtare dhe me një devijim të lehtë tundi rrjetën.