Tirana ka harruar se si fitohet një derbi, me bardheblutë që kanë shpërdoruar takimin e 14 rrjesht për të arritur një rezultat pozitiv. Pas disfatës me Partizanin, trajneri i bardhebluve, Ze Maria është shprehur se skuadra e tij dha gjithçka dhe nuk e meritoi humbjen.
"Mund të them që edhe para 2 sezonesh, skuadra ka bërë një start negativ. Nuk di ç’të them për të ardhmen, do të shohim. Nuk luajtëm mirë. Nuk e meritonim të fitonim, por nga mënyra si shkoi loja, nuk e meritonim ndoshta edhe që të humbisnim. Një humbje dhe gjithmonë pyetja nëse do ta rishikoj pozicionin tim. Nëse ekipi fiton, është mirë, nëse humbet, duhet menduar për të ndryshuar diçka. Gjërat që kam diskutuar janë në lidhje me gabimet dhe përse nuk shënuam. Jemi stërvitur mirë këto ditë. Më vjen vërtet keq për këtë humbje. I pashë tifozët, bisedova dhe me lojtarët para ndeshjes, për atmosferën e krijuar. Në stërvitjet e ardhshme duhet të përmirësohemi dhe të vazhdojmë punën.