Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria, ka folur fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappen, duke thënë se ai do të jetë fituesi i Topit të Artë të ardhmen.
Fituesi i Kupës së Botës pritet të jetë në mesin e nominimeve për çmimin kur do të zbulohen nga France Football më 9 tetor, edhe pse 19-vjeçari nuk shihet si fitues i Topit të Artë në këtë vit.
“Nëse ai vazhdon në këtë nivel, ai mund ta fitojë brenda një viti”, ka thënë Di Maria.
“E shohim atë në ndeshje se çfarë potenciali ka, ai shpërthen shpesh, edhe pse është vetëm 19-vjeç”.