Milan arriti një fitoren në kampionat pas 3 barazimeve radhazi. Ekipi i Gattuso mundi Sassuolo me rezultatin 4 – 1 në transfertë. Një pjesë e parë me vendasit që patën shanset e tyre, por në minutat e fundit para pushimit Kessie kaloi në avantazh miqtë.
Në të dytën Milan u shfaq më kërkues duke realizuar me Suso dhe më pas me Castillejo. Për mesfushorin spanjoll është goli i parë me Milan.
Sassuolo arriti të shkurtonte diferencën me Djuricic, por kjo nuk mjaftoi, pasi mendoi Suso të thellonte sërish avantazhin në kohën shtesë. Më herët Fiorentina me fitoren 2 – 0 ndaj Atalanta u ngjit në vendin e tretë në klasifikim.