Java e shtatë e kampionatit do të ketë si kryesfidë ndeshjen midis Korçës dhe Kukësit e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes.
Verilindorët tashmë janë dy pikë para Skënderbeut në tabelën e renditjes, teksa do të synojnë fitoren e pestë radhazi.
Nga an tjetër Skënderbeu i drejtuar nga Orges Shehi pas disfatës së parë sezonale, në Durrës me rezultatin 2-0, këtë javë në fushën e tyre do të kërkojnë të marrin tri pikët. Për më tepër atyre iu kthehen dhe tifozët në shkallët e stadiumet, që do të thotë se kanë një arsye
Por, veç tifozëve, Shehi për këtë takim do të ketë në dispozicion edhe një sulmues. Ardit Hoxhaj është rikthyer në stërvitje me grupin dhe ndjehet plotësisht i riaftësuar pas dëmtimeve që pësoi njëri pas tjetrit. Vlonjati ka eksperiencën e duhur në këtë kategori, kështu që mund të përshtatet më së miri me skemën e lojës që përdor tekniku durrsak.