Sa i veçantë ishte Messi në moshë të re? Drejtuesit e Barcelonës ishin të bindur për potencialin e argjentinasit, kur e morën atë në klubin katallan, duke i ofruar atij menjëherë kontratë, pavarësisht hezitimeve të disa anëtarëve të bordit drejtues.
Barcelona kishte pranuar një rrogë vjetore prej 40,000 euro për argjentinasin dhe një shumë prej 1,000 euro në muaj për trajtimin mjekësor me hormone.
Leo në fillim e kishte të vështirë për shkak të sëmundjes, por më pas lulëzoi pranë lojtarëve si Cesc Fabregas dhe Gerard Pique në La Masia, transmeton Gazeta Express.
Pjesa tjetër është histori. Kjo video është një shembull se sa i talentuar ishte ai me top në këmbë. Shikojeni: