Ibrahimoviç rikthehet te Milani?!

E mërkurë, 03 October 2018 16:09

Në ditëlindjen e 37 të gjigantit suedez, Zlatan Ibrahimoviç “Corriere della Sera” jep lajmin se ai mund të rikthehet te kuqezinjtë e Milanit, për të ndihmuar skuadrën të renditet në një nga katër vendet e para në fund të këtij sezoni, duke i siguruar një biletë Champions-i.

Edhe pse duhen edhe tre muaj që të hapet merkatoja e janarit, në shtëpinë kuqezi po zien gjithnjë e më shumë ideja për rikthimin në “San Siro” të Zlatanit, me të cilin në organikë Milani ka fituar për herë të fundit titullin në Serinë A në vitin 2011.

Ideja për të tentuar Ibran mësohet se ka lindur nga kërkesa e trajnerit Gattuso për një tjetër sulmues “pykë”, i cili do të ishte një mbështetje e madhe për Gonzalo Higuainin dhe Patrick Cutronen.

Qëllimi është për të shkuar sa më larg të jetë e mundur në Europa League, trofe, që nëse do të fitohet, siguron pjesëmarrjen në Champions.

Marrëveshja mes Ibrahimovicit dhe Los Angeles Galaxy përfundon në vitin 2019, por nuk përjashtohet mundësia që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për një lamtumirë më të shpejtë. Ideja e Milanit është të nënshkruajë me gjigantin suedez kontratë 6-mujore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...