Gjermania ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Holandës dhe Francës, ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në listën e publikuar nga tekniku gjerman Joachim Low, nuk mungojnë surprizat, siç është grumbullimi i sulmuesit 27-vjeçar Mark Uth, futbollist që ka pasur një fillim të ngadalshëm në radhët e Schalke-s.
Ndonëse ende nuk ka shënuar që nga transferimi i verës nga Hoffenheim në plot gjashtë ndeshje në kampionatin gjerman.
Lidhur me këtë ftesë të lojtarit, Low është shprehur: “Ne tani po e shikojmë Mark Uth-in. Ai është dinamik, i shpejtë dhe tashmë duam ta njohim më mirë”.
Lista
Portierë: Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen, Kevin Trapp
Mbrojtës: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thilo Kehrer, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule
Mesfushorë: Julian Brandt, Julian Draxler, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kai Havertz, Leroy Sae, Marco Uth, Marco Reus, Sebastian Rudy, Toni Kroos.
Sulmues: Leroy Sae, Marco Uth, Marco Reus, Thomas Muller, Timo Werner.