Panucci në konferencë për shtyp, flet për sfidat e radhës, kapitenin, largimin...

Diel, 07 October 2018 16:53

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dal në një konferencë për shtyp para pak minutash ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth listës së futbollistëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e radhës, miqësoren me Jordaninë dhe takimin zyrtar me Izraelin.

"Natyrisht nëse kemi të bëjmë me futbollistët shqiptarë, kam informacionet e duhura pasi e ndjek nga afër edhe Kategorinë Superiore dhe kampionatet e huaja. Nëse kam ndonjë lojtarë që më pëlqen këtu janë të paktë por nëse e meritojnë shkoj i shikoj dhe e thërras. Kombëtarja nuk është post pune. Ka kohë që nuk aktivizohet te Anderleht dhe Abazajn nuk mund ta përfshijë në kombëtare. Nuk është në pankinë, në Europa League por as edhe në 23."

"Më duhet shumë kohë në dispozicion. Kam vetëm 5 ditë kohë. Ndaj Norvegjisë nuk kisha thuajse gjysmën e lojtarëve. Rikuperojmë dy futbollist, si Mavraj edhe Grezda. Në kombëtare nuk kemi futbollist të nivelit të Messit, Ronaldos apo Neymar. Kemi shumë lojtarë të dëmtuar që nuk luajnë ose nuk janë në formë. Në miqësoren ndaj Ukrainës dhe Kosovës që na mungonin 12 lojtarë. Kam një plan specifik. Kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën, që nuk i ka minutat. Do t’ia japim këtë mundësi. Ne nuk jemi Brazili. Nuk kemi Nejmarin. Duhet patjetër të ndryshoj diçka nuk kam shumë kohë në dispozicion.

"Djimsiti do të ketë minuta, Mavraj i duhen minuta, Grezdës i duhen minuta, Binakut i duhen gjithashtu, pasi ata nuk luajnë gjatë sezonit dhe ndaj Jordanisë mund të luajnë ose 45 ose 60 minuta. Duhet të shikojmë edhe formën e skuadrës, por nëse ata nuk bëjnë një lojë të mirë, Panucci është ai që merr akuza. Pësojmë gola dhe po mendoj se si të arrijmë të menaxhojmë dhe të shmangim këto skena. Mavraj shpresoj që do të na ndihmoj."

Kapiteni? A do të vendosim një kapiten stabël? Kaq e vështirë është ta zgjedhësh?

Duhet ta demostrojnë në fushë nëse dikush prej tyre dëshiron të marrë shiritin. Thuhet se Panucci është shumë diktator, por absolutisht. Për mua duhet që një futbollist duhet ta demonstrojë në fushë rolin e liderit dhe më pas do të vendos një stabël.

Agolli?

Duhet ta dëshmojë në fushë atë që i duhet të bëj për të marrë shiritin. Unë nuk jam budalla, kuptoj gjithçka. Imagjinoni sikur të veproja si Luis Enrique që i heq futbollistëve telefonin në mëngjes. Unë nuk mund ta bëj këtë pasi futbollistët duhet të futen në Instagram.

A varen fatet e Panuccit nga tre ndeshjet e ardhshme?

Kërkoja Dukës. Unë punoj me shumë seriozitet, përkushtim dhe dëshiroj të rikuperoj sa më shumë futbollist. Nëse Shqipërisë i mungon më shumë se 50 % e skuadrës është shumë e vështirë për të gjetur zëvendësuesin e tyre dhe për të arritur rezultatin e dëshiruar. Unë fle shumë i qetë. Mendoj për më të mirën. Nuk mendoj që të largohem së bashku me stafin. Panucci është gati për të vazhduar betejën së bashku me skuadrën. Megjithatë nëse Duka mendon se problemi është Panucci unë largohem.

"Disa futbollistëve do i pyes se çfarë është kombëtarja për to. Ndaj Skocisë ishte një futbollist i cili i shtriu të gjithë në tokë, diçka që nuk arritën ta bënim ne. Me këto lojtarë do të bëj shumë mirë në Izrael. Me Sadikun e Roshin kombëtarja mund të përforcohet dhe do të mund të arrijmë edhe rezultatet që duam."

Modifikuar më Diel, 07 October 2018 17:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...