Ekipi i Milan ka arritur fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mposhtur Chievo-n në San Siro, me rezultatin 3-1.
Ky rezultat thellon akoma më shumë krizën e Chievo-s, që renditet në fund të Serie A-së. Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso, arriti të sigurojë fitoren me anë të dy golave të Gonzalo Higuain në pjesën e parë, dhe golit të tretë nga Giacomo Bonaventura në pjesën e dytë të ndeshjes.
Aktori kryesor i ndeshjes ishte Suso, i cili edhe pse nuk e shënoi asnjë gol, dha asistin vendimtar në të tri golat. Serinë e golave e hapi Gonzalo Higuain, i cili shënoi nga brenda zonës së portierit. Ishte sërish sulmuesi argjentinas që dyfishoi rezultatin vetëm pas shtatë minutash. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat
Nëntë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Milani shënon edhe golin e tretë të ndeshjes. Giacomo Bonaventura pas një asist të Suso, mposht portierin Stefano Sorrentino, për herën e tretë në këtë ndeshje. Në minutën e 69-të, Sergio Pellisier e shënoi golin e ngushëllimit për skuadrën e tij në këtë ndeshje, duke e ngushtuar kështu rezultatin në 3-1. Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në vendin e dhjetë në renditjen e Serie A-së, me një ndeshje më pak. Ndërsa, Chievo vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit, pa asnjë fitore