Skuadra durrsake ka fituar tre pikë mjaft të rëndësishme duke u ngjitur në vendin e gjashtë në klasifikim pikërisht në momentin e vet më të vështirë. Trajneri Shkëmbi kishte bërë disa lëvizje në formacion, kurse te Kastrioti Plori i besoi të njëjtit ekip. Njeriu i ndeshjes ishte Latif.
Ata e nisi më ritëm të lartë ndeshjen teksa shfaqen që të rrezikshëm vetëm pas 5 minutash më Vilën që tenton me një inkursion personal, i afrohet zonës dhe gjuan, por jashtë kuadrati. Në minutën e 10-të, Bardhi ka një mundësi të mirë në zonën e Teutës, por spostohet shumë në të djathtë dhe gabon në gjuajtje. Në minutat e fundit të pjesës së parë Teuta fiton një penallti, ku Puja pengon Bicajn dhe kryesori Bajramaj bën me shenjë nga pika e bardhë. Latif nuk gabon nga pika e bardhë dhe 1-0. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat
Edhe 45-minutshin e dytë vendasit e nisin rrezikshëm, ku krijojnë disa raste. Në minutën e 63-të bregdetarët dyfishojnë me Latif, i cili përfiton nga një mosmarrëveshje e portierit Muja me një nga mbrojtësit. Kastrioti nuk dorëzohet dhe në minutat në vazhdim, rrezikojnë portën e Hidi-t. Ndeshja mbyllet me fitoren e Teutës, që tashmë mban vendin e 6-të me 11 pikë, ndërkohë që Kastrioti është në vend të fundit me 4 pikë, duke thelluar krizën.