Ndonëse jemi në vitin 2018 ngjarje të tilla huliganësh janë të pranishme ende në shkallët e stadiumeve në gjithë botën.
Në ndeshjen që u zhvillua mes skuadrës kryeqytetase Santiago Wanderers dhe Cobresal në Kili ka pasur përleshje në tribuna, ku është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë për të shuar sherrin.
Përleshja ka ndodhur mes tifozëve të skuadrës vendase, të cilët kanë nisur të bëjnë një përplasje me njëri-tjetrin e më pas kundër policisë. Çdo gjë ka degraduar kur disa gjashtëmbëdhjetë-vjeçar kanë nxjerrë thikat dhe më pas ndërhyrja e policisë ka shuar situatën