Ze Maria është shkarkuar nga roli i trajnerit të Tiranës. Rezultatet negative në javët e fundit, loja e dobët, kontestimet e tifozëve dhe fakti që kryeqytetasit tashmë ndihen në pozita jo komode, pritet që të detyrojë presidentin Refik Halili të marrë vendimin për të shkarkuar brazilianin nga stol bardheblu.
Lajmi bëhet i ditur nga “Supersport” që raporton se vendimi për shkarkimin e Ze Marias është marrë, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi i këtij vendimi.
‘’Situata ime është e vështirë. Rezultatet negative nuk i pëlqejnë askujt. Por, më shumë ndihem keq për mënyrën sesi vijnë këto rezultate negative. E përsëris, humbja të dhemb. Ndihem keq, i trishtuar, i dëshpëruar, sepse kur ti krijon dhe nuk shënon, kjo është akoma më keq dhe pastaj çmendesh fare.’’ deklaroi pas humbjes 1-0 ndaj Laçit, trajneri i Tiranës, Ze Maria për Panorama Sport.