Ndonëse ka katër vjet që është martuar ende ka të pazbuluar për dasmën e Lorik Canës. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare pasditen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” , ku iu kthye edhe një herë kujtimeve të dasmës së bujshme me dy ceremoni.
Cana tha se ai dhe Monika kanë zhvilluar një ceremoni private me 50 persona në Itali dhe një ceremoni me 650 persona në Prishtinë, prej të cilëve 150 ishin të paftuar dhe as që i njihte.
“Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Në dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë, nga njerëzit e Monikës kanë qenë vetëm prindërit.
Por tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi pasur shumë intime, kanë qenë 50 vetë” – rrëfeu Cana. Lorik Cana dhe Monika kanë edhe një djalë 3 vjeç për të cilin janë shumë krenar.
“Unë kam pasur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam pasur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të. Nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka”,- tregoi Cana duke qeshur.